header ads

Bebe Rexha flet rreth imazhit hot të ditëlindjes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, me 30 gusht festoi ditëlindjen e 30-të dhe atë ditë biondja publikoi një fotografi tërësisht nudo në rrjetin social, Instagram.
Ky imazh mori kritika të shumta, ndërsa në një intervistë të fundit ajo tregoi se asgjë nuk ishte e planifikuar.

“Ju betohem për çdo gjë që s’e kisha planifikuar”, tha ajo duke treguar se ishte duke u bërë gati për koncert dhe stilisti i saj e fotografoi papritur. “Wow, dukem seksi dhe nuk e di nëse do dukem ndonjëherë më kaq seksi dhe ndihem mirë me veten. Kështu që do e postoj”, ka thënë më tutje Rexha për E! News.
“Unë jam tashmë e rritur. Babai ime ishte o ‘zot’. Largoje atë. Unë i thashë, jo. Nuk do të ndodh”, vazhdon më tej ajo.
Përveç fotografisë, këngëtarja shqiptare për ditëlindje publikoi edhe këngën e re “Not 20 anymore”, teksa flet për një periudhë të jetës dhe ndryshimin që e ka bërë ndër vite.
Ky projekt gjithashtu u mirëprit nga fansat e saj dhe në kanalin zyrtar, YouTube, ka mbledhur afro pesë milionë klikime.
Artistja gjatë kësaj kohe ka mbajtur edhe një sërë koncertesh në vende të ndryshme me Jonas Brothers.