header ads

Majk dhe Ghetto Geasy lansojnë projektin e ri ‘Malena’

Majk dhe Getoar Selimi kanë publikuar projektin e radhës në bashkëpunim.
Kënga e re mban titullin ‘Malena’ dhe erdhi e shoqëruar me një videoklip mjaft veror i cili u realizua nga ‘Entermedia’.

Teksti i këngës u punua nga vet reperët ndërsa për muzikën u kujdes Rzon.
Kujtojmë që Majk dhe Geti numërojnë disa projekte të përbashkëta, dyshja javë më parë sollën këngën ‘Vamos’ pjesë e të cilit ishte edhe reperi Onat.

Kënga e re ‘Malena’ tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’.